• Ballina
  • Shërbimet
  • Publikime
  • Galeri
  • Media
  • Kontakti
  • More
    • Ballina
    • Shërbimet
    • Publikime
    • Galeri
    • Media
    • Kontakti
  • Ballina
  • Shërbimet
  • Publikime
  • Galeri
  • Media
  • Kontakti

Çështje Civile

Ne ofrojmë përfaqësim në konteste pronësore, çështje kontraktuale, kompensimin e dëmit dhe konteste të tjera që lidhen me çështjet civile. Ekipi ynë është i përkushtuar për të siguruar mbrojtjen e interesave të klientëve tanë në çdo hap të procesit. 

Çështje Penale

Avokatët tanë mbrojnë klientët në çështje penale, në krimet e rënda, departament të përgjithshëm, ndërsa avokati Teki Bokshi është i specializuar edhe në përfaqësim në Gjykatën Speciale. Me një ekip të përkushtuar, ne ofrojmë mbrojtje të pa kompromis në të gjitha nivelet e gjykatave. 


Në vitin 2025, Avokatura Bokshi ka arritur një rezultat të veçantë në fushën penale, duke pranuar gjithsej 25 aktgjykime liruese për klientët e saj. Ky numër është jashtëzakonisht i lartë për një shoqëri avokatie dhe dëshmon angazhimin profesional, përgatitjen e thelluar juridike dhe mbrojtjen e vendosur në të gjitha nivelet e gjykatave. Ky rezultat reflekton përkushtimin tonë për mbrojtje efektive dhe respektim të plotë të të drejtave të klientit.

Çështje Kushtetuese

Në vitin 2025, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur me aktgjykim për 30 kërkesa individuale. Nga ky numër, 9 kërkesa janë të përgatitura dhe të përfaqësuara nga Shoqëria e Avokatëve Avokatura Bokshi Sh.P.K., që është 30% e të gjitha aktgjykimeve të nxjerra gjatë këtij viti.

Për ne, ky rezultat shkon përtej shifrave. Përveç sukseseve të tjera profesionale, ky rezultat dëshmon qartë se Avokatura Bokshi ka njohuritë, përgatitjen dhe profesionalizmin e kërkuar për veprim në nivelin e Gjykatës Kushtetuese, ku standardi i argumentimit juridik është dukshëm më i lartë dhe kërkon përvojë të thellë në praktikën kushtetuese dhe evropiane.

Këtë vit, këtë e rendisim si suksesin kryesor, sepse aktgjykimet kushtetuese nuk arrihen me forma, por me arsyetim juridik të saktë, njohje të jurisprudencës dhe përgjegjësi profesionale ndaj klientit dhe të drejtës.

Kur një në tre vendime kushtetuese lidhet me punën e një shoqërie avokatësh, kjo është dëshmi konkrete e seriozitetit dhe drejtimit profesional që kemi ndërtuar ndër vite.

Çështje Familjare

Ekspertiza jonë përfshin divorcin, kujdestarinë e fëmijëve, ndarjen e pasurisë dhe çështje të tjera të natyrës familjare. Ne i ndihmojmë klientët në zgjidhjen e konflikteve familjare me profesionalizëm dhe ndjeshmëri. 

Konteste të punës

Avokatura Bokshi tashmë ka krijuar reputacion, që klientët të saj janë përfituesit më të mëdhenjtë të Kontratave Kolektive dhe duke u kompensuar në mënyrën më të shpejt të mundshme.

Pro Bono

Jemi të përkushtuar ndaj shërbimeve pro bono dhe përfaqësimit strategjik në çështje që kanë ndikim shoqëror dhe ligjor. 

Avokatura Bokshi

Tirana, nr. 23/2, KII, ap. 101, Fahu Postar 5, 50000 Gjakovë

038 77 11 33

Copyright © 2024 Avokatura Bokshi L.L.C. - All Rights Reserved.

Powered by

This website uses cookies.

We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.

Accept